E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Këshilli bashkiak Tiranë, PS kryeson me 33 mandate! Aldrin Dalipi për RTSH: Trendi në favor të socialiste

Në Tiranë vijon numërimi i votave për këshillin bashkiak, ku deri më tani janë numëruar 442 qendra votimi nga 941 që janë në total.

Nga rezultatet e deritanishme, PS kryeson me 49.44 % të votave, konvertuar në 33 mandate, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 23.61 % të votave, konvertuar në 16 mandate. PD ka marrë 6.69 % të votave, 4 mandate.

Nga KZAZ nr.37, në një intervistë për RTSH, kandidat i PS për këshilltarë Aldrin Dalipi u shpreh optimist për kryesimin e PS edhe në këshillin bashkiak Tiranë.

Dalipi tha se procesi ka qenë i qetë dhe vijon pa ndërprerje deri në përfundim të të gjitha kutive, ndërsa shtoi se besimin që qytetarët  i dhanë PS do përkthehet në punë e shërbime cilësore.

“Ka qenë një proces i qetë  në përputhje me rregulloren, KZAZ nr. 37 ka shkuar mirë, ka mbyllur numërimin për kryetar bashkie ku Erion Veliaj kryeson me mbi 3 mijë vota dhe vijon numërimi për këshillin bashkiak, është një numërim i qetë dhe vijon prej orësh pa ndaluar procesi.

Kemi punuar për fitoren dhe është një votë mbështetëse që nuk na bën vetëm euforik por të kujdesshëm që t’u shërbejmë qytetarëve. Tani po shikojmë edhe për këshillin bashkiakë që është në favor të PS”, tha Dalipi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›