E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabarez: Përsëritëm historinë e Botërorit të kaluar

Oscar Washington Tabarez i gëzohet kualifikimit për në gjysmëfianle të Kupës së Amerikës .Trajneri i Uruguajit, skuadër e cila ka qënë protagoniste një vit më parë në Kupën e Botës të zhvilluar në Afrikën e Jugut nuk e përmban gëzimin pas suksesit kundër Argjentinës së Messit në stadiumin e Santa Fe në një ndeshje që ai e cilëson si një nga derbet më antike në botë.

“Jemi shumë të lumtur. Tani do të festojmë dhe më pas menjëherë do të mendojmë për Perunë”, thotë trajneri i buzëqeshur në konferencën e shtypit. “Ne e dinim që skuadra po përmirësohej edhe në aspektin fizik, por një gjë të tillë duhet ta verifikonim në një ndeshje të mbushur me histori siç ishte takimi çerekfinal ndaj Argjentinës.

Në këtë takim kemi treguar shumë vlera dhe cilësi të cilat i kemi shpalosur edhe në Botërorin e vitit të kaluar”, thekson ai. Në lidhje me ndeshjen e zhvilluar nga Lionel Messi Tabarez siguron se edhe në askionin e golit të Argjentinës, ai ka qënë vendimtar. “Ai është një lojtar i niveleve maksimale të historisë së futbollit. Ne kishim punuar shumë për ta studiuar shumë Messin dhe sulmin e Argjentinës pasi ky repart në atë skuadarë varet nga cilësitë e tij.

Tabarez edhe mburret pak: Messi ka bërë një ndeshje shumë të mirë dhe pikërisht për këtë element ne jemi edhe më të kënaqur. E meritonim këtë ndeshje dhe jam mjafti lumtur për futbollistët e mi”, përfundon Oskar Tabarez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›