E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli Bashkiak, prezantohet plani urbanistik dhe konstituohen 10 anëtarë të rinj

TIRANË- Pritet që në orën 10:00 të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, konfirmojnë burimet zyrtare. Në rendin e ditës janë dy pika: Konstituimi i 10 anëtarëve të rinj dhe prezantimi i Planit Urbanistik të Tiranës.

I shumëdiskutuari pani rregullues i kryeqytetit do të jetë sot i shfaqur përmes projektorëve nën komentin e një urbanisti të huaj, që është një nga hartuesit e tij. Kryeministri ka akuzuar disa herë kryebashkiakun që është njëkohësisht edhe kryetar i PS-së se nuk ka një plan të qytetit. Nga ana tjetër, Rama ka argumentuar se Tirana ka një plan urbanistik dhe sot do të merren vesh detaje të tij. Burimet konfirmojnë se në këtë plan përfshihen gjithë ndërtimet, rrugës, objektet e rëndësisë së veçantë, etj.

Plani urbanistik është vendimi më i rëndësishëm që ky këshill do të marrë. Me këtë vendim do të marrë fund amullia e ndërtimeve që është krijuar në territorin e Tiranës, pasi me miratimin e tij që do të jetë në një fazë tjetër do të vendosen gjurmët e ndërtimeve të reja.

Ndërkohë që në fillim pritet të betohen anëtarët e rinj, që futen sipas listës, referuar zgjedhjeve vendore të 2006-ës. Janë 5 anëtarë të PD dhe 5 të PD-së, që iu zënë vendin atyre që fituan mandatin e deputetit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›