E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar paraqet raportin e veprimtarisë për vitin 2009 në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar paraqiti sot raportin e veprimtarisë për vitin 2009 në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Gjatë mbledhjes, Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Agron Tufa njohu anëtarët e komisionit me organizimin e punës së këtij institucioni të rëndësishëm në fushën e medias. Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH vuri në dukje përpjekjet e bëra për rritjen e profesionalizmit, konsolidimin e programacioneve, emisioneve të reja që përfshijnë debate, aktualitet si dhe tema të prekshme për publikun. Anëtarët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vlerësuan pasqyrimin e veprimtarisë së RTSH në raportin për vitin 2009, duke vënë në dukje zhvillimet pozitive në raport me realizimin e të ardhurave, diversifikimin e programacioneve si dhe përpjekjet për rritjen e konkurrueshmërisë me televizionet private. Gjithashtu, anëtarët e Komisionit sugjeruan ndaj Këshillit Drejtues të RTSH përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së programacioneve, kualifikimin e stafit dhe konsolidimin e përmbajtjes së emisioneve etj. Pas shqyrtimit të raportit, anëtarët e komisionit miratuan raportin vjetor të Këshillit Drejtues të RTSH si dhe një projektrezolutë që përcakton disa rekomandime mbi veprimatinë e këtij institucioni përgjatë vitit 2010.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›