Kryetarja e Kuvendit takim me deputetët e komisionit të arsimit të Kuvendit të Kosovës.
Kosova nuk do të kish shkuar kaq larg, nëse nuk do të ishit ju dhe insitucionet tuaja, thanë sot përfaqësuesit e komisionit të arsimit të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Arsim Rexhepi.
Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, ata falënderuan për mbështetjen e Shqipërisë për pavarësinë, njohjen e Kosovës dhe forcimin e institucioneve të saj.
Ata thanë se: Ne ju jemi mirënjohës për të gjithë përkushtimin dhe angazhimin tuaj personal dhe të Kuvendit të Shqipërisë. Përmes diplomacisë parlamentare, numri i vendeve që kanë njohur Kosovësn po rritet dhe rezultatet e veprimtarisë suaj kanë qenë konkrete.
Duke u ndalur te arsimi, Kryetarja e Kuvendit tha se, kjo fushë është fokus i reformave në vend. Kombi ynë arsimin e ka një prioritet. Kryetarja e Kuvendit tha se : "Këto janë kohëra vendimtare për kombin. Kosova është e pavarur. Shqipëria është në NATO. Shpresojmë së shpejti të hiqen edhe vizat për shqiptarët. Në Shqipëri bëmë zgjedhjet më të mira dhe transparente, të vlerësuar si të tilla edhe nga ndërkombëtarët. Kush nuk njeh legjitimitetin e votës, nuk njeh sistemin. Është koha që edhe opozita dhe lideri i saj të tregojë përgjegjësi ndaj shtetit në këto memente historike. Dashuria për vendin dhe njerëzit, përgjegjësia ndaj shtetit bën që të ecim në rrugë të mbarë. Deputetët e Kosovës thanë se: "Ne nuk jemi anëtarë të NATO-s, por NATO është në Kosovë si në shtëpinë e vet dhe jemi shumë të lidhur me simbolin e Aleancës. Djegia e flamurit të NATO-s në Bulevardin e Tiranës nga disa militantë, ishte diçka shumë e rëndë që na lëndoi të gjithëve. Në bisedën më Kryetaren e Kuvendit, deputetët e komisionit të arsimit të Kosovës shtruan idenë e organizimit të një takimi të komisioneve të arsimit të rajonit në Prishtinë. Kryetarja e Kuvendit tha se kjo është një ide e shkëlqyer dhe Kuvendi i Shqipërisë do të jetë i angazhuar maksimalisht për këtë takim. Përfaqësuesit e komisionit të arsimit të Kosovës diksutuan edhe mbi ecurinë e miratimit të ligjit për arsimin e lartë, duke kërkuar përvojën e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe mbështetje me pedagogë nga Shqipëria për Universitetin e Prizrenit, që do të hapet së shpejti. Në këtë takim, deputetja Drita Kadriu i përcolli Kryetares së Kuvendit përshëndetjet e zonjave deputete të Kuvendit të Kosovës dhe ftesën për një takim me to, së afërmi në Kosovë.