Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat dhe Komisioni i Politikës së Jashtme miratojnë projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes për transaksionin e emetimit të Eurobondit deri në 400 milionë Euro"
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dhe miratoi sot Projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes së mandatimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Deutche Bank AG, London e J.P.Morgan Securities, LTD, si menaxherë bashkëdrejtues, për transaksionin e emetimit të Eurobondit, deri në 400 milionë Euro dhe miratimin e dokumenteve të tjera të transaksionit.
Në relacionin mbi këtë projektligj ndër të tjera thuhet se në kuadër të plotësimit të nevojave të huamarrjes për financimin e shpenzimeve kapitale për vitin 2010 , Ministria e Financave vendosi të emetojë eurobandin e parë në historinë e vendit , duke shënuar kështu dhe debutimin e Republikës së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare financiare të kapitalit. Financimi i siguruar nga eurobondi do të shërbejë për të plotësuar nevojat e buxhetit të shtetit për të finacuar shpenzimet kapitale në euro.
Sipas relacionit të ekspertëve, ky proces ka një natyrë të ngjashme me letrat me vlerë të emetuara në vend, sepse realizohet nëpërmjet një mekanizmi që mundëson marrjen e ofertave, nga një numër i madh investitorësh ndërkombëtarë.
Në shpjegimet e tij në mbledhjen e komisionit, zëvendësministri i Financave Nezir Aldeda tha se emetimi i Eurobondit, është një praktikë që zbatohet në të gjithë botën dhe duke e cilësuar si një masë të zgjuar, zoti Aldeda tha se kjo do të shërbejë për përmirësimin e strukturave të borxhit.
Deputeti Sherefedin Shehu tha se ky është një moment historik për Shqipërinë, pasi për herë të parë vendi del në tregjet ndërkombëtare financiare të kapitalit.
Sipas deputetëve të komisionit të ekonomisë dhe financave ky projektligj do krijojë më shumë garanci për investitorët dhe do të sjellë efekte të shpejta pozitive si: shtimi i likuiditeteve në treg, forcimi i lekut, nxitja e kredive të bankave etj.
Projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes së mandatimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Deutche Bank AG, London e J.P.Morgan Securities, LTD, si menaxherë bashkëdrejtues, për transaksionin e emetimit të Eurobondit, deri në 400 milionë Euro dhe miratimin e dokumenteve të tjera të transaksionit u diskutua dhe u miratua edhe në Komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme.