Këshilli Kombëtar PD Berisha: Drejt zgjedhjeve të sigurtë në fitore
TIRANE- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike nis punën për përgatitjen e zgjedhjeve lokale të parashikuara për tu zhvilluar më 8 maj.
“Ne nisim sot punën për përgatitjen e zgjedhjeve më të lira dhe më të ndershme që janë kryer ndonjëherë”- tha kryeministri Berisha, njëkohësisht kryetar i PD-së në fjalën e hapjes, duke e cilësuar PD themeluese dhe mbrojtëse e votës së lirë të shqiptarëve.
Mbledhja nisi në orën 11:24 në selinë e PD-së, nën drejtimin e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili aktualisht vazhdon fjalën e tij.
Kryetari i PD-së bëri thirrje për përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e 8 majit dhe më pas dorëzimi i tyre në organin qëndror të Partisë.
“Shkojmë në këto zgjedhje të sigurtë në fitore të thellë dhe të merituar, sepse kam besimin se e tërë anëtarësia e PD-së mbështetësit dhe simpatizantët e saj do të përzgejdhin kandidaturat për kryetar të bashkive dhe komunave, nga burrat më të mirë më të zotë e më të ndershëm, pa humbur kohë në të gjitha sesionet tona”
Kjo është hera e parë që mblidhet Këshilli Kombëtar i zgjedhur në Kuvendin e IX-të që u zhvillua më 14 dhjetorit 2009. Nga ky organ i lartë drejtues partiak u rikonfirmoi në krye të partisë Kryeministrin Sali Berisha, si dhe zgjodhën Këshilli Kombëtar i përbërë nga 140 anëtarë, ku 100 prej tyre janë zgjedhur nga Kuvendi i demokratëve dhe 40 të tjerë janë anëtarë të përhershëm ose kryetarë të degëve të PD-së. Kuvendi i IX miratoi dhe ndryshimet statutore të kësaj force politike.
(s.g/balkanweb)