E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU e PDI bashkohen në një forcë të vetme politike

TIRANE- Dy partitë që mbrojnë të drejtat e camëve, Partia për Drejtësi dhe Unitet si dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim kanë vendosur të shkrihen me njëra tjetrën, për të mbrojtur më mirë ceshtjen came. 

Deklaratat nga dy drejtuesit e partisë, u bënë në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të shoqatës “Cameria”
Kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi, i pranishëm në 20 vjetorin e krijimit të shoqatës 'Çamëria', në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, deklaroi sot se legalizimi i bashkimit mes dy partive do të jetë i shpejtë, ndërsa siguroi se shumë shpejt do të zgjidhet çështja çame.
Ndërsa kryetari i PDI-së,Tahir Muhedini, duke vlerësuar kontributin e shoqatës 'Çamëria' në këta 20 vjet, tha se të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për zgjidhjen e çështjes çame, sepse ajo është tashmë një çështje kombëtare.

Gjatë aktivitetit për 20-vjetorin e shoqatës 'Çamëria' u nderuan me titullin 'Nderi i Çamërisë' historianët Beqir Meta, Pëllumb Xhufi dhe Kaliopi Naska, për kontributin e dhënë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PDU e PDI bashkohen në një forcë të vetme politike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›