E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria: Cmimi i karburanteve, rrezikon rritjen ekonomike

TIRANE- Konfindustria ka reaguar sot e shqetësuar për rritjen e shpejtë të cmimit të karburanteve. Në një deklarate për shtyp të kësaj shoqate thuhet se “kjo rritje e cmimit rrezikon seriozisht pritshmëritë e parashikuara në buxhetin e shtetit në vitin 2011 për rritje ekonomike prej 5.5% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto”. Sipas Konfindustrisë Industritë vendase te prodhimit dhe shërbimeve parashikohen të jenë sektoret më të prekur të ekonomisë kombëtare. Konfindustria vlerëson, se një nga shkaqet kryesore për përfundimin e mësipërm është rënia e aftësisë konkurruese të ekonomisë prodhuese të vendit dhe si pasojë e ndikimit të mungesës së plotë të kontrollit të tregut të karburanteve jo vetëm në “çmim”, por mbi të gjitha në “cilësine” e karburanteve. “Rritja e cmimit- thotë konfidustria- do të shkaktojë rritje kostosh për biznesin, qytetarët dhe ekonominë që në tërësi mund të arrijnë shifrën 150 mln euro në vit. Tregu i karburanteve në Shqipëri është tregu më i madh ne vend me një qarkullim vjetor 850 milionë -1 miliard euro/vit dhe me ndikim të fuqishëm në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik teresor. Konfindustria i kerkon qeverisë të nderhyjë për të përmirësuar sa më shpejt funksionimin e tregut të karburanteve. Konfindustria kërkon funksionimin sa më shpejt të Enti Rregullator të Karburanteve me synim rregullimin dhe kontrollimin e çmimit -cilësisë dhe liçensimin e operatorëve tregtare të fushës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›