E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Kombëtar i PD, me shumë pak risi

Ashtu sikurse edhe pritej, një “goditje” iu është dhënë zërave kundër në këtë parti, si Aleksandër Biberaj, Preç Zogaj dhe të tjerë ish-deputetë që ishin rreshtuar në të ashtuquajturin “blloku” përkrah presidentit Bamir Topi.  Ndërkohë, që ka “shpëtuar”, Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm, i cili është tërhequr nga angazhimi politik mëse një vit më parë. Dhe nëse këta emra me kontribut në Partinë Demokratike janë larguar, në këtë Këshill kanë ardhur edhe emra “vip”, të tillë si Çilieta Xhilaga, këngëtare. Ajo është radhitur madje para Besnik Mustafajt, të cilin e kanë lënë 11 vende pas. Risi në këtë Këshill janë edhe 30% femra, ku vlen të përmendet hyrja e zëdhënëseve, si Erla Mëhilli apo Juela Meçani. Për sa i përket fituesve, në vend të parë është rënditur sigurisht kryeministri Sali Berisha, me 1201(vota), i ndjekur nga Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Sokol Olldashi, Edi Paloka, Bujar Nishani, Flamur Noka, etj. Krahu i djathtë i kryeministrit Berisha, Lulzim Basha është rënditur i nënti në këtë listë.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›