“Polonia të arrestojë grabitësit e tabelës së kampit”
"Shpreh tronditjen që kjo grabitje ka shkaktuar dhe i kërkoj qeverisë polake gjetjen e kriminelëve që grabitën këtë tabelë në kampin ku humbën jetën një milion hebrenj'', deklaroi Netanjahu për gazetarët.Ndërkohë, policia polake ka hapur hetimet për ngjarjen në fjalë. Shkrimi i njohur në gjuhën gjermane "Arbeit macht frei", që figuronte në portën e hyrjes së ish-kampit nazist të Aushvitz-Birkenau, në jug të Polonisë, u grabit nga disa të panjohur të premten.Gjermania naziste shkaktoi vdekjen e 1,1 milionë personave në kampin e përqendrimit në Auschwitz-Birkenau, një milion prej të cilëve ishin hebrenj.