Keshilli Rinor Shqiptar pergenjeshtron Gerti Bogdanin

TIRANE- Keshilli Rinor Shqiptar dhe Keshilli Kombetar Studentor kane pergenjeshtruar sot kryetarin e Forumit Rinor te Partise Demokratike Gerti Bogdani i cili kishte deklaruar se Keshilli Rinor Shqiptar ishte bashke-organizator me FRPD ne festen e 20 Shkurtit.
Ne reagimin e shperndare per mediat me e-mail nga Keshili Rinor Shqiptar thuhet se Keshilli Rinor Shqiptar dhe Keshilli Kombetar Studentor skane lidhje as me FRPD dhe as me Festen e 20 Shkurtit dhe perpjekjet e Gertit per te perdorur emrat e organizatave tona te pavarura jane perpjekje e tij per te na deemtuar imazhin me qellim per te avantazhuar disa organizata te shoqerise civile ne te cilat ai ka influencee
Me poshte reagimi i plote i Keshillit Studentor
KESHILLI RINOR SHQIPTAR
Pergenjeshtrim.
Dt. 20 Shkurt 2011 Tirane
Mirdita.
Sot dhe nje jave me pare Gerti Bogdani ne cilesine e Kryetarit te Forumit Rinor te Partise Demokratike ka shperndare nje lajm ne media sikur Keshilli Rinor Keshilli Studentor jane co-organizator me FRPD te Festes se 20 Shkurtit.
Ju bejme me dije se Keshilli Rinor Shqiptar dhe Keshilli Kombetar Studentor skane lidhje as me FRPD dhe as me Festen e 20 Shkurtit dhe perpjekjet e Gertit per te perdorur emrat e organizatave tona te pavarura jane perpjekje e tij per te na demtuar imazhin me qellim per te avantazhuar disa organizata te shoqerise civile ne te cilat ai ka influence.
Ju kujtojme qe Keshilli Rinor Shqiptar ka mbledhur forumet e veta drejtuese keto jave per tu distancuar publikisht dhe qarte nga perpjekjet manipuluese te disa personave politik te spektrit te djathte dhe te majte me influence ne organizatat e shoqerise civile per te ngaterruar dhe perfshire politikisht Keshillin Rinor Shqiptar.
Shqetesimi i Keshillit Rinor eshte qe mediat pasqyrojne ne menyre asimetrike perpjekjet per manipulimin mediatik politik te Keshillit Rinor nga individe influente ne te djathte dhe te majte te spektrit politik dhe reagimet qe vijne nga organizatat e shoqerise civile per distancim nga politika dhe manipulimet perkatese.