E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetedeklarimi dhe Kombesia neser do na duhet te paguajme

fare do te ndodhe pas regjistrimit te popullsise me vetedeklarim


Nuk eshte thjesht ceshtje nacionalistesh. Pas rritjes se pritshme fiktive te perqindjeve per pakicat taksapaguesve shqiptare do tu duhet te paguajne nje sere detyrimesh qe shtetit shqiptar i lindin nga Kartat per mbrojtjen e minoriteteve. Ja pasojat dhe kostot qe do rendojne ne xhepat tane ne Arsim Drejtesi Media Pensione etj. Ironike eshte qe taksapaguesit shqiptare do paguajne pas regjistrimit me vetedeklarim te gjithe barren financiare per greqizimin e vetvetes

A jemi kunder zbatimit te Konventave qe marrin ne mbrojtje minoritetet Kurrsesi jo Shqiptaret jane nje popull qe me shume se te gjithe popujt e tjere europiane kane luftuar dhe jane interesuar per zbatimin e marreveshjeve nderkombetare ne lidhje me mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve. Kjo per arsyen e thjeshte se eshte i vetmi popull qe jo vetem rrethohet nga bashkekombasit e tij por edhe se minoriteti shqiptar ne shtetet fqinj eshte nje popullsi e madhe numerike pra minoritet shtet-formues dhe te drejtat qe parashikohen nga konventat europiane padrejtesisht iu jane mohuar. Gjithashtu emigracioni shqiptar ze vendin e pare ne Europe per nga perqindja e popullsise se vendit te origjines. Nga ana tjeter qe ne krijimin e shtetit shqiptar nje nga marreveshjet e firmosura me Lidhjen e Kombeve 2.10.1921 dhe zbatuar deri ne ditet tona pavaresisht regjimeve qe jane nderruar ka qene ajo e respektimit te te drejtave te minoriteteve gjuhesore dhe kulturore qe ndodheshin ne vendin tone.

Kujtesa jone shpesh eshte e shkurter. Ne 2006 kryeministri Berisha dhe ministri Pollo atehere ish-minister arsimi sot kryetar i Komisionit Qendror te Regjistrimit te Popullsise. Nje rastesi ishin per vizite zyrtare ne Athine.

Detyrimet dhe kostot ne arsim

Duke analizuar standardet e BE-se mbi mbrojtjen e minoriteteve fetare etnike dhe gjuhesore dhe metodiken e regjistrimit te popullsise mbi bazen e vetedeklarimit te perkatesise etnike dhe fetare te hartuar nga shteti yne del qartazi se si cenohen interesat ekonomike politike dhe kombetare te te gjithe shqiptareve brenda dhe jashte kufijve shteterore.
Sipas Kartes Europiane mbi minoritetet Strasburg 29.06.1992 kapitulli 8 mbas marrjes se rezultateve te regjistrimit te kombesise me vetedeklarim Shqiperia duhet te siguroje mesimin ne gjuhen greke ne te gjitha nivelet shkollore te femijeve te minoritareve. Por ketu nuk do jene me vetem minoritaret e sotem por te gjithe ata qe per arsye ekonomike etj kane vete-shpallur veten me kombesi greke dhe ata qe do ta veteshpallin ne regjistrimin e ri nese behet ne keto kushte. Shume me teper pra. Kjo nenkupton mbyllje apo reduktim te shkollave dhe klasave ku do te mesojne femijet shqiptare dhe detyrimin per te shtuar shkollat ne gjuhen greke. Karta paracakton prvec se mesuesve do tu duhet te japin mesim edhe ne greqisht duhet bere pajisja e bibliotekave dhe botimi i teksteve shkollore profesionale dhe artistike edhe ne kete gjuhe. Shteti shqiptar eshte i detyruar gjithashtu te hape kurse te gjuhes greke edhe per familjare te minoritareve te vetedeklaruar qe te kene mundesi te degjojne dhe lexojne median ne gjuhen e tyre. Kjo e fundit ne rang lokal do te duhet ta perdore kete gjuhe edhe pse historikisht nje zone si p.sh. Permeti apo ndonje tjeter nuk ka patur kurre grekofone. Deri me sot disa nga keto pune i ka nxitur dhe realizuar privatisht shteti grek ne bashkepunim me Kishen e z.Janullatos shpesh duke shkelur edhe Kushtetuten e Shqiperise. Por pas rezultateve te regjistrimit anti-shkencor te gjithe kete barre financiare per greqizimin e vetvetes do ta paguajne taksapaguesit shqiptare.
Me ndryshimet qe Karta detyron ne shkolla dhe sistemin edukativ brezi i ri i jugut te vendit tone do te duhet te mesoje historine e Shqiperise dhe te botes edhe ne greqisht. Sa per permbajtjen e teksteve te historise i ka marre masat serish z.Berisha e z.Pollo gjate vizites se 2006-s qe permendem me lart. Gjate kesaj vizite iu premtua ministres se Arsimit te Greqise Marjeta Janaku gjate takimit Berisha-Karamanlis me 2006-en qe tekstet shkollore te dy vendeve do kene fryme miqesore duke evituar cdo negativizem...


Detyrimet dhe kostot ne sistemin e drejtesise
Por te drejtat e minoritareve nuk perfshihen vetem ne procesin mesimor dhe kulturor. Mbas marrjes se rezultateve te regjistrimit te popullsise me vetedeklarim te kombesise etnise shtetit shqiptar do ti duhet te siguroje ne gjykatat e zonave ku jane regjistruar me shumice minoritaret shqiptare personel qe te flase gjuhen greke dhe te perdore shkresa administrative po ne kete gjuhe. Vendimet gjyqesore do te shkruhen gjithashtu edhe greqisht.
Sipas kapitullit 10 te Kartes Europiane shteti shqiptar duhet te siguroje qe nepunesit e tij ne keto zona qe sipas pretendimeve perfshin te gjithe Jugun e Shqiperise qe kane lidhje me popullin te perdorin edhe gjuhen greke ne dokumentacionin si dhe formularet per perdorim te shtypen edhe ne kete gjuhe.
Ne rast se njerezit do tiu drejtohen ne greqisht keta nepunes do te jene te detyruar tiu pergjigjen ne kete gjuhe. Kjo gjuhe do te perdoret edhe ne debatet e ndryshme publike nese mbartesit e deshirojne.

Detyrimet dhe kostot ne media
Eshte e kote te pershkruaj detyrimin e shtetit shqiptar ne fushen e medias vizive sepse mjafton te pushosh nje here ne Sarande qe te shikosh se si kanalet greke kane mbuluar pothuaj teresisht hapesiren mediatike. Ne shume zona te jugut shqipfolesit jane te diskriminuar nga shteti i tyre per te drejten e informimit ne gjuhen kombetare. Mbulimi i paligjshem i hapesires mediatike shqiptare mbas regjistrimit me vetedeklarim do te ligjerohet duke krijuar nje presion te rende psikologjik tek banoret autoktone shqiptare dhe do neperkembe te drejtat e tyre per tu informuar ne gjuhen shqipe. Kete te drejte ne Sarande mund ta perfitosh vetem duke paguar nje shume te kripur firmave kabllore. Edhe per te degjuar programet ne greqisht qe sot behet falas per shqiptaret konventa europiane per minoritetet parashikon mbeshtetje financiare qe do te vilet po nga taksapaguesit shqiptare.

Pensionet
Ne kushtet e nje krize te rende financiare kur edhe pensionet greke po rrezikohen regjistrimi i popullsise me vetedeklarim mund ti lere pa gje perfituesit e tyre por nje shifer e re shume me e larte minoriteti e shkarkon financiarisht shtetin grek nga barra e investimeve dhe mbajtjes se nje organike mesimore dhe te natyrave te tjera per te mbajtur gjalle frymen helenike dhe ia ngarkon kete barre shtetit tone pra taksapaguesve shqiptare.


Emigrantet
Nje problem vecanerisht i rendesishem eshte edhe ai i regjistrimit te emigranteve tane qe perbejne afro 1/3 e popullsise dhe afro 5 per qind te popullsise se Greqise. Duke e trajtuar kete problem ne legjendat e tij urbane Pollo eshte shprehur ne nje te perditshme se sic bejme zgjedhje parlamentare nje here ne 4 vjet pa pritur qe te kthehen ne vendlindje gati 1 milion shqiptare ashtu do te bejme edhe regjistrimin e popullsise.
Kjo menyre gjykimi eshte aq absurde dhe krahasimi aq i pabaze si per nga natyra ashtu edhe qellimi i kryerjes se tyre sa nuk ia vlen te zgjatem ne kete pike.
Faktikisht nuk na jepet asnje sqarim nese numri i qytetareve shqiptare qe jane emigrante dhe qe i sjellin te ardhura me shume se cdo emigrant i vendeve te tjera qe punon ne Europe dhe qe perben nje pjese te rendesishme te buxhetit te shtetit tone do te llogaritet ne statistikat e popullsise se vendit tone Ne rast se jo me cte drejte juridike dhe morale ne statistikat perfundimtare do te zvogelohet popullsia shqiptare me 1/3 e saj Ose ne te kundert te shpallet se po behet nje regjistrim i pjesshem i popullsise.

E parathene nga V.Bollano
Kjo ishte vetem nje panorame e kufizuar e zbatimit te konventave te BE-se ne lidhje me mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve. Problemi nuk qendron ne drejtesine e ketyre normave por ne minoritetet qe do veteshpallen nga regjistrimi i popullsise i realizuar sipas metodes anti-shkencore dhe anti-kombetare te hartuar nga shteti yne.
Nje panorame me konkrete se cdo te ndodhe pas ketij regjistrimi na e ka dhene njeri prej vetedeklaruesve minoritari lab i veshur edhe me xhaketen e nenpunesit te shtetit tone V.Bollano.
Ne kerkesen dt. 25.11.2008 drejtuar Parlamentit dhe Ministrise se Jashtme te Greqise ne emer te Omonias kerkohet dhenia e autonomise Vorio-Epirit. ..Tirana zyrtare te njohe si zone minoritare pothuajse gjithe Jugun e vendit te banuar qysh para 3 mije vjetesh nga greket etnike. Te njihen zyrtarisht si zona te minoritetit ato zona te cilat pala shqiptare nuk i njeh te tilla si per shembull Saranda Gjirokastra Himara Delvina Korca si edhe 99 fshatra perreth tyre. Te ndryshoje kuadri ligjor i Shqiperise ne nje menyre te tille qe te lejoje bashkimin e gjithe kesaj zone ne jug te Shqiperise qe tradicionalisht banohet nga greket ne nje periferi te organizuar administrativisht ne bazen e nje organi qe merr drejtperdrejt vendimet nga vete qytetaret vendosja e gjuhes greke si gjuhe te pare zyrtare ne Jug te vendit..

Pra eshte mese e qarte se ky regjistrim i popullsise me vetedeklarim eshte ne fakt nje nisme e hapur e shtetareve tane per greqizimin e popullsise autoktone shqiptare dhe perben nje sulm te hapur kunder kombit shqiptar. Bashkohem me ata qe kane deklaruar se nga pasojat eshte goditja me e rende qe i behet shqiptareve pas Kongresit te Berlinit te vitit 1913

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›