LSI mbështet KQZ për KZAZ-të

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështeti vendimin e sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen vakante për vendet e komisionerëve të KZAZ-ve.
Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama tha se ky vendim ishte përgjigjja e duhur për ata që kërkojnë të pengojnë zgjedhjet lokale të 8 majit. Sipas tij, vendimi është i bazuar në kodin zgjedhor të miratuar nga PD e PS-ja, të propozuar nga vetë kjo e fundit.
Sipas Luan Ramës, bllokimi i KZAZ-se nga lidershipi i Partisë Socialiste meriton përgjigje ligjore të bazuar në Kodin Zgjedhor. Ai ka theksuar se i ka dërguar letër kryeparlamentares Topalli, krerëve të grupeve parlamentare të PS e PD-se dhe kryetarëve të partive politike në Parlament për t`u fokusuar në çështje të caktuara të proçesit e reformës zgjedhore.
KQZ vendosi sot shpalljen vakante për vendet e komisionerëve të KZAZ-ve pas mosparaqitjes së emrave për anëtarë të këtyre komisioneve nga ana PS e PDBNJ-se.