Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA, pjesë e Youth Day Underground

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA dhe ambasadorët e Natyrës morën pjesë së fundmi në aktivitetin e Youth Day Underground dhe frymëzuan të pranishmit me përkushtimin e tyre për angazhimin qytetar dhe kujdesin për mjedisin.
Ambasada amerikane njoftoi sot se aktiviteti i organizuar nga Ministria për Rininë festoi risitë, udhëheqjen dhe veprimin e komunitetit.
Gjithashtu u prezantua dhe nisma e re e Ambasadës së SHBA “Meet the Corner,”duke shfaqur kreativitetin dhe dialogun e nisur nga Këndet Amerikane.
Pikat kryesore të aktivitetit përfshinin një shitje ëmbëlsirash që mbështet nismat e udhëhequra nga të rinjtë, sesione ndërvepruese mbi teknologjinë dhe vullnetarizmin, dhe diskutime të gjalla midis liderëve të rinj, duke demonstruar fuqinë e bashkëpunimit në nxitjen e ndryshimeve pozitive.
1 nga 10