Dhjetori i festave në Durrës, Rama ndan pamjet

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Në qytetin bregdetar të Durrësit janë ndezur dritat e festave të fundvitit.
Të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit janë zbukuruar duke krijuar atmosferë festive.
Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme pamje nga Durrësi i ndriçuar me dekorin festiv në prag të festave të Fundvitit.
Në videon e publikuar nga Rama shihen dritat dhe pema e Krishtlindjeve në sheshin qendror të qytetit bregdetar, si dhe atmosfera festive teksa qytetarë të shumtë dhe sidomos fëmijët festojnë nën ritmin e muzikës.
Pema e madhe e vendosur në qendër të Durrësit, si dhe vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferën festive në çdo lagje të Durrësit.
/k.s/j.p/