E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli bashkiak Poliçan voton kundër shkrirjes së bashkisë

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Këshilli bashkiak i Poliçanit ka votuar sot unanimisht kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me bashkinë e Beratit.

Gjatë mbledhjes ku u diskutua projektligji për ndarjen administrative territoriale që parashikon ndryshime në organizimin e njësive vendore, ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj.

Ai shprehu kundërshti për shkrirjen e bashkisë duke vënë në dukje se se vendimi nuk përputhet me vullnetin e komunitetit.

Zotkaj tha se Poliçani duhet të vijojë të funksionojë si bashki pasi aktualisht ka 318 biznese, ka turizëm malor dhe industrial, ka implementuar projekte për rininë, moshën e tretë etj.

Në fund të diskutimeve projektligji u votua kundër nga të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak Poliçan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›