Këshilli i Emërimeve në Drejtësi- Presidenti hedh shortin publik, zgjidhen 9 anëtarët e rinj

Qëkur hyri në fuqi Reforma në Drejtësi, presidentit të Republikës i është besuar organizimi i shortit publik për zgjedhjen e 9 anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimëve në Drejtësi.
Çdo fillim dhjetori ky Këshill rinovohet në përbërje me prokurorë e gjyqtarë që vijnë si propozime nga Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Apelit.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i pavarur që verifikon përmbushjen e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.
Ky Këshill do të jetë hera e pare që pas krijimit që do të ketë një vit të qetë për shkak se vendet në Gjykatën Kushtetuese dhe pozicioni i Inspektorit të Lartë të Drejtesisë janë plotësuar.
Nga hedhja e goglave në shortin e rastësishëm rezultoi se anëtarët e rinj te KED-së janë nga Gjykata Kushtetuese.
Elsa Toska, anëtare që rizgjidhet në këtë post, ndërsa Sonila Bejtja dhe Marjana Semini do të jenë anëtarë për herë të parë.
Po kështu nga Gjykata e Larta u zgjodhen dy emra të rinj, Sokol Ngresi që do të jetë edhe kryetar i KED-së dhe Dariel Sina si anëtar zëvendësues.
Nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh Alma Muca, anëtare dhe Arqilea Koca si zëvendësuese.
Nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm
Irena Brahimi-anëtare
Altina Nasufi-anëtare
Ilirjana Olldashi-zëvendësuese
Prokuroria e Apelit të Jurdiksionit të Përgjithshëm
Lazër Çardaku-anëtar
Genti Xholi-anëtar
Irma Balli-zëvendësuese
Gjykata Administrative
Ramiz Lala-anëtar
Besart Kaçkini-zëvendësues
Ky është Këshilli i shtatë që zgjidhet që nga hyrja në fuqi e ligjeve të Reformës në Drejtesi.
Gazetare: Sonila Agostini
/rtsh.al/