Keshilli i Evropes paanshmeria dhe profesionalizmi i komisioneve zgjedhore ne Shqiperi shume te rendesishme

DW Zonja Richtermocova ju ishit per disa dite ne krye te delegacionit te Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Europes ne vezhgimin e zgjedhjeve te 8 majit ne Shqiperi. Ne nje veshtrim te pergjithshem sipas jush cilat ishin elementet pozitive dhe ato negative ne kete proces
Hana Richtermocova Me lejoni se pari te theksoj se e konsideroj misionin e Kongresit ne Shqiperi si pozitiv. Ne patem mundesi jo vetem per te kontribuar ne vleresimin dhe keshillimin e ketyre zgjedhjeve por edhe per te mesuar se si autoritetet lokale dhe kombetare ne Shqiperi perpiqen per tu integruar me mire ne Evrope dhe per te adaptuar kuadrin ligjor nderkohe qe mbajne dhe karakteristikat e zhvillimeve lokale. Duke u kthyer tek pyetja sa i takon elementeve pozitive une mund te permend progresin e bere per te organizuar nje proces elektoral efikas dhe perpjekjeve te vendosura per te bere transparente procedurat e votimit. Anetaret e delegacionit tone te Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Europes verejten nje atmosfere te qete gjate dites se votimit. Per fat te keq sic dhe ju e dini kjo nuk vlejti per kohen para dhe pas 8 majit por une mendoj se perpjekjet e Shqiperise duhet te inkurajohen. Si nje element pozitiv mund te permend se kemi vene re se bashku me anetaret e delegacionit se sjellja e njesive mediatike edhe pse pak prej tyre mund te konsiderohen si te pavarura ishte e balancuar. Duke qendruar ketu une po i pergjigjem dhe pjeses se dyte te pyetjes tuaj mbi elementet negative qe u vune re. Ne ishim te shqetesuar kryesisht nga mungesa e transparences se pronesise mbi median dhe burimet e financimit te fushates. Delegacioni yne verejti gjithashtu pasigurine ne pergjithesi per zbatimin e procedures zgjedhore nevoja per permiresimin e menyres se shkarkimit dhe zevendesimit te anetareve te komisioneve te votimit dhe mbi te gjitha trajnimin e tyre. Kjo ishte gjithashtu e dukshme gjate procesit te stergjatur dhe te kontestuar te numerimit te votave. Dy interpretimet partizane te Kodit Elektoral dhe korrektesia e procesit te numerimit te votave jane kontestuar. Ne keto aspekte kuadri legjislativ elektoral dhe adiministrata zgjedhore duhen permiresuar.
DW Per opinionin e brendshem si dhe veshguesit nderkombetare zgjedhjet e 8 majit u dominuan nga nje situate e nxehte politike dhe nje klime mosbesimi e thelle mes paleve. Me dukshem kjo u pasqyrua tek procesi i numerimit te votave qe e shtyu per afer dy muaj nxjerrjen e rezultatit te fituesit per bashkine e Tiranes. Si e komentoni ju kete atmosfere te krijuar
Hana Richtermocova Eumlshte per te ardhur keq qe fushata elektorale ne vend qe te fokusohej tek ceshtjet me interes lokal dhe ne nevojat e komunitetit kishte ne qender grindjet kombetare dhe akuza personale. Sigurisht qe jane te nevojshme perpjekjet per te instaluar nje dialog konstant dhe konstruktiv mes partive politike cdo kamp duhet te shmange qendrimet vetem ne pozicione partizane te pranoje propozimet konstruktive nga pala tjeter dhe te marre vendime ne interes te publikut. Kjo eshte shume e lehte per tu thene dhe shpesh eshte mjaft e veshtire ta konkretizosh ne realitet. Ajo qe rrezikon procesin eshte interpretimi jo i ndershem e rregullave dhe rritja e vendimeve me karakter partiak. Sigurisht qe dialogu konstruktiv eshte i nje rendesie te madhe por ne raste te caktuara pertej ketij dialogu rezultatet jane te nevojshme madje ato jane te nevojshme te dalin me shpejtesi. Kjo ishte e qarte po ti kthehem asaj pjese te pyetjes qe lidhet me procesin e numerimit ne Tirane. Zgjatja ne kohe dhe zvarritja e procesit te numerimit shkaktoi tensione dhe konfrontime. Pervec kesaj deshtimi per te njoftuar rezultatet ve ne rrezik besimin e qytetareve per ndershmerine e zgjedhjeve. Kemi vene re se anetaret e komisioneve te ndryshme zgjedhore konsultoheshin duke shkuar me pas tek direktivat e partive te tyre perkatese. Ne fakt zgjidhjet konstruktive ishin te tejet te veshtira per tu arritur nga shkaku i mungeses se pavaresise se zyrtareve te zgjedhjeve. Si rezultat procesin e numerimit te votave ishte ne menyre te ndjeshme shume i ngadalte.
1 / 2para