Nje burre per misione te veshtira - John Allen komandanti i ri i ISAF-it

John R. Allen flet me ze te ulet. Ai ka mbaruar tre studime masteri mes te cilave nje ne universitetin me emer Georgetown University ne Uashington. Ai konsiderohet si analist i shkelqyer dhe strateg ushtarak me aftesi diplomatike. Ne prezantimin si komandant i ri i trupave amerikane dhe atyre te ISAF-it ne Afganistan presidenti amerikan Barack Obama komandanti suprem i forcave te armatosura te SHBA-se e rekomandon ate me keto fjale
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti i SHBA-se Barack Obama dhe John Allen. Ai eshte nje udheheqes i sprovuar lufte. Ai e ktheu situaten ne provincen Al Anbar ne favor te tij dhe si zevendeskomandant i trupave amerikane u respektua ne te gjithe rajonin. Ai eshte marre intensivisht me planet strategjike per Afganistanin.
Allen nuk ka pervoje ne Hindukush. Pervoja e tij ushtarake lidhet me Irakun. Si komandant i provinces Al Anbar ai arriti ne vitet 2007 dhe 2008 qe ti kthente luftetaret sunite kunder rrjetit te Al Kaides i cili ka qene shume aktiv ne rajon. Aleanca e inicuar prej tij kontribuoi per vendosjen e qetesise ne Irak.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjenerali David Petraeus. Pervoja e mbledhur atje do i duhet ne Afganistan vend i cili ndodhet ne periudhe kalimtare deri ne terheqjen e plote te trupave. Akti balancues per te bere te sigurta lindjen dhe jugun e vendit nderkohe qe ne sfond duhet arritur nje zgjidhje politike me talibanet eshte nje sfide e vertete.
Allen do te marre drejtimin e 140 mije trupave te NATO-s dhe atyre amerikane. Por kontigjenti do te vije duke u zvogeluar. Krah amerikaneve edhe Gjermania Britania e Madhe dhe vendet e tjera te ISAF-it do te reduktojne muajt e ardhshem trupat e tyre. Deri ne shtator 2012 duhet te terhiqen 30 mije ushtare nderkohe qe duhet bindur udheheqja afgane per te rritur numrin e forcave te sigurise deklaron Allen para Senatit amerikan. Komuniteti nderkombetar do te largohet nga Afganistani kur ky te jete ne raporte relativisht stabile. Ky eshte misioni i ri i Allen-it.
Autor Daniel Scheschkewitz / Aida Cama
Redaktoi E. Xhani