Liberalizimi i vizave Lunacek ne Kosove
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek ndodhet
në Kosovë, ku pritet të takohet me ministren për integrime evropiane,
Vlora Çitaku.
Temë diskutimesh padyshim pritet të jetë çështja e liberalizimit të vizave.
Në një vizitë të mëhershme të sajën, zonja Lunaçek pati shprehur skepticizmin e saj me pritjet e kosovarëve se hyrja në bisedime me Serbinë do t’i mundësojë Kosovës hyrjen në listën e bardhë Shengen.