Këshilli i Ministrave letër Kushtetueses për të shtyrë gjykimin për ligjin për pensionet

Këshilli i Ministrave si palë e interesuar i ka nisur një shkresë Gjykatës Kushteteuse në të cilën i kërkon që të shtyjë procesin e diskutimit të ligjit të pensioneve. Sipas Gjergj Lezhës Këshilli i Ministrave nuk mund të marrë pjesë në këtë proces për arsye objektive por kërkon shtyrjen e procesit pasi kërkon të jetë prezent. Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga Kuvendi i cili ka kërkuar që të shtyhet diskutimi i çështjes. Ndërkaq, palët e interesuara kanë kërkuar të diskutohet për shkak se argumenti arsye objective nuk do të thotë asgjë dhe se nuk jepen qartë arsyet e mungesës. Në këto kushte Gjykata Kushteteuse ka vendosur që të shtyjë diskutimin për datën 12 nëntor në orën 10 pasi ajo gjykon të domosdoshme që të marrin pjesë në këtë çështje edhe palët e interesuara, siç janë Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave.
...