E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Ministrave miratoi sot vendimin; "Per disa shtesa dhe ndyshime ne vendimin nr. 766 date 8.12. 1998, te KM, "Per pagesen e punonjesve te disa linjave teknologjike ushtarake te rendesise

Keshilli i Ministrave miratoi sot vendimin; "Per disa shtesa dhe ndyshime ne vendimin nr. 766 date 8.12. 1998, te KM, "Per pagesen e punonjesve te disa linjave teknologjike ushtarake te rendesise se veçante".

Ne ndermarrjet e sistemit te industrise ushtarake, si ne Poliçan, Elbasan, Gramsh e Kuçove punojne nje numer punonjesish ne procese te ndryshme teknologjike, sipas shkalleve te caktuara te kategorizimit dhe qe kane nje specifike te veçante kundrejt degeve te tjera te ekonomise, pasi ne keto vende pune kryhen procese fiziko-kimike e piroteknike, qe shoqerohen me shkalle te larte rrezikshmerie, gazra toksike e lende te demshme per shendetin. Ekspertet mjeksore konstatojne se numri i punonjesve me efekte anesore shendetesore, eshte i konsiderueshem. Per te zbutur problemet sociale dhe per te mbajtur ne gatishmeri linjat ushtarake ne keto uzina te rendesise se veçante, eshte aplikuar pagesa e gatishmerise, per nje numer punonjesish.
Ky Vendimi qe miratoi KeshilliiI Ministrave, ka si qellim shtyrjen e afatit te pageses se gatishmerise edhe nje vit deri ne fund te vitit 2003. Pagesen e gatishmerise e perfitojne 900 punonjes te kombinatit mekanin ne Poliçan, 60 punonjes te uzines se lendeve plasese ne Elbasan, 70 punonjes te uzines mekanike ne Gramsh dhe 50 punonjes te uzines se riparimit te aviacionit ne Kuçove. Fondi prej 169 milion lekesh, i nevojshem per perballimin e efekteve financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, do te perballohen nga fondet e miratuara per vitin 2003, per ministrine e Punes dheÇeshtjeve Sociale.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›