E Diel, 1 Nëntor 2026

Njoftohet se sot, me date 20 dhjetor, ne oren 11.30, ne sallen Klementina te Selise se Shenjte u mblodh Kongreacioni per ceshtjet e shenjterimeve. Ne kete mbledhje ku ishte i pranishem dhe Ati i S

Njoftohet se sot, me date 20 dhjetor, ne oren 11.30, ne sallen Klementina te Selise se Shenjte u mblodh Kongreacioni per ceshtjet e shenjterimeve.

Ne kete mbledhje ku ishte i pranishem dhe Ati i Shenjte, u paraqit prova e pare e mrekullise se kryer nga Nene Tereza, sherimi i nje gruaje indiane, per te cilen mjeket i kishin hequr krejtesisht shpresat. Pas kesaj, Ati i Shenjte firmosi Dekretin per Beatifikimin e Nene Terezes qe shenon fazen e pare te fillimit te procedurave per shenjeterimin e saj.

Me kete rast Kryeministri Fatos Nano, u shpreh falenderimet e tij me te sinqerta, respektin dhe mirenjohjen e thelle te Qeverise e te popullit shqiptar, Atit te Shenjte, Sekretarit te Shtetit te Selise se Shenjte Kardinalit Angjelo Sodano, misionareve, motrave dhe vellezerve te Nene Terezes.

Lajmi i Beatifikimit te Nene Terezes, dekretit qe i hap rrugen fillimit te pershpejtuar te procedurave per shenjeterimin e saj nga Ati i Shenjte, erdhi si nje dhurate e mrekullueshme per popullin tone, me rastin e festave te ketij fundviti.

Shqiptarja nobeliste Gonxhe Bojaxhi, misionarja Nene Tereza e shnderruar ne simbol miresie, gruaja e shenjte qe shkriu jeten e saj ne sherbim te njerezimit, kjo bije e lavdishme e tokes shqiptare e identifikuar si humanistja e madhe e gjithe njerezimit, me jeten, devocionin, fisnikerine e shpirtit dhe mrekullite e saj, iu dha nje dimension tjeter fjaleve, perkushtim dhe dashuri ndaj njerezve ne nevoje. Me jeten dhe vepren e saj unikale ajo i deshmoi mbare botes, shkallen e larte te qyteterimit dhe te emancipimit qe ka percuar ne trashegimine boterore atdheu i saj i origjines.

Nene Tereza ishte dhe mbeti nje monument i gjalle i humanizmit te pashembullt si dhe personifikim i frymezimit te ndjenjave me te larta, per lehtesimin e vuajtjeve, dhimbjeve dhe varferise se njerezve ne fatkeqsi.

Dekreti i sotem i Atit te Shenjte eshte dhe nje vleresim i larte i kontributeve te shquara integruese, humaniste, qyteteruese e kulturore qe bashkeatdhetaret e Nene Terezes kane prodhuar e bartur ne shekuj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›