E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në përurimin e përfundimit të punimeve për ndërtimin e autostradës Gjirokastër-Kakavijë. Në këtë përurim Kryeministri Nano shoqerohej nga ministri

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në përurimin e përfundimit të punimeve për ndërtimin e autostradës Gjirokastër-Kakavijë. Në këtë përurim Kryeministri Nano shoqerohej nga ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Spartak Poçi, zv/ministri Dhimitraq Rafti, deputetët Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule, pushtetarët lokalë etj. Merrte pjesë edhe ambasadori i Greqisë në Tiranë Iliopolos.

Kjo autostrade eshte e gjate 23.5 km, dhe gjeresi 11.5 m. 15.5 km e kesaj autostrade u rikonstruktua plotesisht mbi bazen e rruges egzistuese dhe 7.8 km u ndertua rruge e re. Ne gjithe autostraden jane ndertuan 5 ura te reja me gjatesi 25-36 m. ndertimi i ketij segmenti te korridorit Veri-Jug u realizua nga firma greke ETEP-METON, ndersa supervizioni i ndertimeve u krye nga firma DIWI-GICO. Ky projekt u financua nga Bashkimi Europian dhe kap vleren 13 milion Euro.

Duke prerë shiritin e përurimit të kësaj autostrade Kryeministri Nano , uroi:

``Mbarësi, të na shtohen edhe rrrugët, edhe lidhjet, edhe investimet dhe iniciativat e përbashkëta, gjithashtu!``
Duke vijuar më tej me fjalën e tij për të pranishmit, banorë të zonës në Dropullit dhe gazetarët Kryeministri Nano vijoi:

``Do të kemi më shumë lëvizje, do të kemi më shumë produkte të përbashkëta, do të kemi më shumë shkolla, më shumë kisha, do të bëjmë më shumë fëmijë këndej, e jo vetëm andej, apo jo.

Është një nga autostradat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, është një nga infrastrukturat e rëndësishme edhe politike të bashkëpunimit rajonal, është një nga infrastrukturat me të cilat po ndërtohet një Ballkan i ri europian. Dhe jemi shumë të lumtur dhe të stimuluar që së bashku me fqinjët dhe partnerët e rëndësishëm grekë do të bëjmë një copë rrugë së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët, do të transformojmë Ballkanin, do të forcojmë më tej miqësinë dhe do të bëjmë një realitet europian edhe në këtë trevë.``
Kryeministri Nano theksoi një lidhje mes ndërtimit të kësaj rruge, shtimit të kontakteve dhe komunikimive mes njerëzve në të dyja anët e kufiive e më gjërë dhe hapësirave të reja që hapin korridore të tilla, iu drejtua banorëve të Dropullit :
`` Unë u uroj të ushtroni liritë tuaja, të merrni pjesë në këtë proces të madh bashkëpunimi. Qeveritë do t`ju mbështesin dhe kështu do të zgjerohen edhe hapësirat e lirisë dhe kushtet për të realizuar të gjitha të drejtat themelore si vëllezër me shqiptarët, si vëllezër me qytetarët e tjerë të vendeve të Ballkanit dhe të Europës.
Ju uroj fat të mbarë!``

Pas perurimit Kryeministri Nano, u takua ne fshatin Jorgucat me drejtues dhe pushtetare lokale, deputete dhe banore te zones ku shoqerohej edhe nga ambasadori Iliopulis. Duke iu drejtuar pjesemarresve Kryeministri Nano vecoi:

"Tani sipermarrja leviz ne te gjithe vendin, sepse tani Shqiperia eshte nje vend i lire. Atehere do t'i nxirrni vete gjysmat e parave, per t'i perdorur vete, per t'i kontrolluar vete, per t'i drejtuar atje ku e ka rradhen puna e mire qe duhet bere dhe natyrisht ne nuk do t'u trajtojme si shtepi femije qe t'ju japim vetem dhurata dhe peshqeshe. Besoj se keshtu krijohet nje kontrate e re midis Qeverise dhe qeverive vendore. Shteti funksion me mire sepse shtohen ata qe quhen agjende fiskale. Pra shtohen ata qe mbledhin, kontrollojne dhe perdorin parate publike.
Une besoj se me inagurimin qe beme sot z, Minister ka tashme nje program shume te qarte ne fushen e ndertimit te infrastructures dhe te forcimit te telekomunikacioneve per vitin e ardhshem, qe na fut menjehere ne kete kapercim vitesh ne investimin e madh publik te 2003, ne te cilin perfshihen investime buxhetore, perfshihen donacione nderkombetare, perfshihen infrastruktura urbane dhe rurale ne te cilin punojne firma vendase dhe huaja tashme me nje pervoje te konsoliduar. Rruga sjell zhvillim, infrastruktura eshte rrjeti ku leviz jeta, gjaku i organizmit tone te shendetshem, nje organizem qe tashme eshte i hapur, s'eshte me i parritur, eshte nje organizem qe na lejon te ndertojme realitete te perbashketa, tregje me te medha te perbashketa, sipemarrje te perbashketa, produkte te perbashketa nje miqesi akoma me te forte me fqinjet, me miqte tane greke, midis shqiptareve dhe minoritareve ne vendin tone. Ky duhet te jete nje sinjal i fuqishem qe po rindertojme shtepite e para, sepse kemi filluar te behemi me shtepi te dyta apo jo. Kjo do te thote qe levizja behet me intensive dhe nuk mund te jete me nje rruge me nje kalim, vetem per te ikur. Keto rruge te reja moderne qe po ndertojme se bashku ne, me kontributetet, marreveshjet politike dhe sipermarresit greke, jane rruge me shume kalime, jane rruge qe vene e vijne, jepet e merret, jane rruge ku njerezit punojne krah per krah, levizin se bashku per zhvillim, per nje jete me te mire."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›