E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano dhe bashkeshortja e tij ishin te pranishëm sot në mbrëmje në premierën e filmit artistik "I dashur armik" i regjisorit Gjergj Xhuvani, shfaqur në kinema "Millenium 2"

Kryeministri Fatos Nano dhe bashkeshortja e tij ishin te pranishëm sot në mbrëmje në premierën e filmit artistik "I dashur armik" i regjisorit Gjergj Xhuvani, shfaqur në kinema "Millenium 2", në kryeqytet.

Filmi me skenar të Dhimitër Xhuvanit, merr shkas nga ngjarje të Luftës II-të Botërore. Aktorët më të njohur të kinematografisë shqiptare, si Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Birçe Hasko, Agim Qirjaqi, Margarita Xhepa, si dhe emra të tjerë të kinemasë gjermane dhe italiane, interpretojnë në këtë film të ri të regjisorit Xhuvani.

Në përfundim të premierës, Kryeministri Nano eshte takuar me autorët dhe aktorët e filmit, si dhe artistë të tjerë te pranishem ne kete veprimtari.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›