Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar një bisedë telefonike në orët e parë të mëngjesit me zotin Branko Cervenkovski, ku e ka uruar atë për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të zhvill
Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar një bisedë telefonike në orët e parë të mëngjesit me zotin Branko Cervenkovski, ku e ka uruar atë për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara dje në Maqedoni.
Zoti Cervenkovski e ka falenderuar Kryeministrin Nano dhe e ka garantuar atë se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të bashkëpunojë ngushtë në përballimin e sfidave rajonale dhe më gjërë.
Gjithashtu Kryeministri Nano, me këtë rast, ka uruar edhe kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili mbështeti kandidaturën e zotin Cervenkovski në zgjedhjet presidenciale.