E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave miraton vendimin “Për krijimin e Akademisë së Arteve, Shkodër”

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin “Për krijimin e Akademisë së Arteve , Shkodër”, propozuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Kjo nismë erdhi pas kërkesës nga Qarku Shkodër, Drejtoria arsimore rajonale Shkodër, sipas iniciativës së shkollës artistike kombëtare “Preng Jakova”, me një histori 50 vjeçare në përgatitjen e talenteve, si dhe duke vlerësuar nivelin aktual të specialistëve që japin mësim pranë kësaj shkolle.

Misioni i Akademisë së Arteve, Shkodër, përfshin:

-        - Ofrimin e studimeve universitare në fushën e artit dhe të kulturës;

-         - Zhvillimin e mbrojtjen e dijeve nëpërmjet mësimdhënie dhe veprimtarisë artistike që kryhet brenda dhe jashtë vendit;

-         - Formimin e studiuesve të rinj në fushat teorike të vlerësimit të artit e kulturës;

-         - Kryerjen e kërkimeve shkencore për të zhvilluar dhe tejçuar artin dhe kulturën;

-         - Ndihmesën në rritjen e standardeve të demokracisë e të qytetërimit dhe cilësisë së shoqërisë, si dhe përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.

Struktura e Akademisë së Arteve, Shkodër përfshin njësitë si më poshtë:

1.     Fakulteti i Muzikës me këtë përbërje si njësi bazë:

-         - Departamentin e disiplinave Instrumentale;

-        - Departamentin e Kompozim-Dirigjimit;

-         - Departamentin e Artit Vokal.

2.     Fakulteti i Artit Figurativ me këtë përbërje në njësi bazë:

-         - Departamentin e Artit Figurativ

-        - Departamentin e Pikturës

-         - Departamentin e Artit grafik


20/06/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›