Këshilli i Sigurimit dënon grushtin e shtetit në Mali

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit “dënojnë me forcë marrjen me dhunë të pushtetit nga qeveria maliane e zgjedhur në mënyrë demokratike”, thuhet në një komunikatë të publikuar të enjten.
Këshilli i Sigurimit i përbërë nga 15 shtete u bën thirrje ushtarëve “të sigurojnë jetën e Presidentit Amadou Toumani Toure dhe të rikthehen në pozicionet e tyre”.
KS-ja kërkoi lirimin e të gjithë zyrtarëve të burgosur malianë dhe restaurimin e menjëhershëm rendit kushtetues sidhe të qeverisë demokratike”, thuhet në komunikatën e lexuar para gazetarëve nga ana e ambasadorit të Britanisë së Madhe në OKB, Mark Lyall Grant.
Tuaregët etnikë të cilët kishin luftuar si mercenarë në shërbim të Muamar Gadafit janë rikthyer tashmë në atdhe dhe iu bashkuan rebelimit kundër qeverisë. Grupi ushtarak më pas shfrytëzoi rastin për të bërë grusht shteti me pretendimin se qeveria nuk po i furnizonte mjaftueshëm me armë për të luftuar tuaregët./Start/F. P/
2012-03-23 12:54