AK: Berisha e Thaçi kundër bashkimit kombëtar

Sipas AK-së, Berisha deklaroi me vendosmëri se është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, çka sipas kësaj partie, kryeministri tregoi fytyrën e vërtetë të tij në lidhje me çështjen kombëtare dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Kryeministri foli, por harroi se historia e ka lënë dhe do ta lërë akoma më shumë pasi nuk do mundet të pengojë ëndrrën shekullore të shqiptarëve bashkimin e trojeve të tyre. Në këto 20 vite kryeministri aktual ka treguar që është kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë, duke shkelur hapur vendimin e sovranit i cili ka përcaktuar qartë në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thekson reagimi.
Sipas kësaj partie, largimi i Berishës nga pushteti është e vetmja alternativë për të realizuar ëndrrën shekullore për bashkim të trojeve etnike shqiptare. “Aleanca KuqeZi deklaron së rruga drejtë Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe Kosovën duket afër por në fakt është shumë larg si pasojë e qeverisjes së dobët të Sali Berishës dhe Hashim Thaçi të cilët i kanë lënë dy vendet tona të fundit në rajon në proceset integruese dhe të parat për korrupsion”, thuhet më tej. /S.Ll/Start/
2012-03-23 11:33