E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënon sulmin në Bagdad

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër serinë e sulmeve terroriste në kryeqytetin irakian të Bagdadit.
Forumi më i lartë i OKB-së në New York deklaroi që autorët dhe mbështetësit e tyre duhet të të përballen me gjyqin.
Ditën e martë në Bagdad para institucioneve të qeverisë brenda pak minutash kishin shpërthyer pesë autobomba.
Sipas të dhënave të forcave irakiane të sigurisë u vranë të paktën 127 persona dhe u plagosën më shumë se 400 të tjerë.
Ministria e Jashtme amerikane deklaroi se sulmet e ekstremistëve kishin si qëllim të pengonin përparimet e mëtejshme politike pas marrëveshjes për ligjin e ri zgjedhor.
Në bazë të këtij ligji të miratuar nga këshilli presidencial irakian, zgjedhjet për një parlament të ri do të zhvillohen më 7 mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›