Benitez e sheh pozitive humbjen ndaj Fiorentinës
Trajneri i Liverpool-it, Rafa Benitez shprehet se debutimi i plotë i mesfushorit Alberto Aquilani dhe rikthimi nga dëmtimi i sulmuesit Fernando Torres janë dy gjërat pozitive në humbjen e mbrëmshme të Liverpoolit në Anfield nga Fiorentina.
"Të shohësh Aquilanin, të shohësh Torres, ishin gjëra pozitive për ndeshjen e ardhshme dhe për pjesën e mbetur të sezonit tonë. Aquilani tregoi kualitetet e tij. Prekja e topit, vizioni dhe pasimet ishin të mira, por duket se ai do të ketë nevojë të punojë më shumë në formën fizike". Ky është fillim i një sezoni të ri për ne", ka thënë Benitez.