E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i qarkut Elbasan prezanton projektin e decentralizimit

Keshilli i qarkut te Elbasanit ka prezantuar projektin "Mbeshtetje e integruar per decentralizimin". Ky projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe PNUD ka dy drejtime kryesore, ate te planifikimit strategjik dhe te menaxhimit te projekteve me një investim të konsiderueshëm në rritjen e kapacitetve administrative të organizatave të tjera për të menaxhuar zhvillimin rajonal.
 

Ne fjalen e tij Eugen Isaji, kryetari i ketij institucioni ka theksuar se zhvillimi ekonomik i Elbasanit perballet me sfida te medha dhe pergatitja e paketave te tilla rajonale do te ndihmonin ne perballimin e ketyre sfidave.
 

Nderkohe, kryetari i Bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini, kerkoi bashkepunim per zgjidhjen e problemit te menaxhimit te mbetjeve urbane dhe te planifikimit urban.
 

Projekti " Mbështeje e integruar për decentralizimin "siguron perkrahje financiare për projekte të vecanta të infrastrukturës, si dhe ka synim rritjen e kapacitetve në mbështetje të të gjitha strategjive te zhvillimit rajonal.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›