E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e gazetarëve: Stop dhunës ndaj reporterëve

Gazetarët protestojnë kundër dhunës së ushtruar përpara ambjenteve të policisë.Tre gazetarë, Dashamir Biçaku, Bledi Gilaj dhe Thimi Samarxhiu, janë dhunuar dhe janë kërcënuar në momentin që kanë qenë duke fotografuar Drejtorin e fabrikës së çimentos, i cili ka dëshmuar në policinë e Tiranës lidhur me cështjen e vrasjes së Anwar Rizik. Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, dencoi dhunën e ushtruar.
 

Ndërkaq, 3 gazetarët i janë drejtuar Komisariatit nr 3 në krye-qytet, ku kanë depozituar kallëzimin e tyre në ngarkim të personit që i dhunoi dhe kërcënoi. Mësohet se uniformat blu kanë nisur punën për të identifikuar dhe ndaluar personin në fjalë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›