E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS vote kunder emrit te Topit per KLSH-ne sot Rama mbledh asamblene

Partia Socialiste do te votoje kunder dekretit te Presidentit te Republikes Bamir Topi per kandidaturen e Bujar Leskajt per vendin vakant te kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit. Ky ishte vendimi i marre dje nga mbledhja e kryesise se kesaj force e zhvilluar ne seline roze ku sipas burimeve prane anetareve te struktures se larte drejtuese emri i propozuar nga kreu i shtetit nuk eshte i pershtatshem per detyren qe ai duhet te kryeje dhe si i tille ai nuk do te marre voten e te majtes ne Kuvend. Edhe pse pritet qe ky vendim i marre nga kryesia e PS-se te konsultohet me tej edhe ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist ai mbetet me shume mundesi vendimi perfundimtar i socialisteve per kandidaturen e dekretuar nga Topi. Po ashtu pritet qe kreu i selise roze apo edhe ai i grupit parlamentar te bejne te ditura ne ditet ne vijim edhe arsyet kryesore te cilat i shtyne socialistet te japin voten e tyre kunder emrit te Bujar Leskajt si kandidati per postin e kreut te KLSH-se. Nga ana e saj mazhoranca ende nuk ka shprehur nje qendrim zyrtar te saj ne lidhej me kete ceshtje. Dekretimi i dy diteve me pare nga ana e kreut te shtetit Topi per emrin e Bujar Leskaj si kandidat ne krye te kreut te Kontrollit te Larte te Shtetit vjen si emer i dyte pas atij te Sali Shehut te propozuar me pare i cili u rrezua nga mazhoranca. Si ne rastin e pare ashtu edhe ne dekretimin e dyte kreu i shtetit ka dekretuar emra te cilet kane qene deputetet te PD-se dhe anetare te strukturave drejtuese ne kete force. Por megjithese mazhoranca ende nuk ka shprehur qendrimin e saj per dekretin e dyte te Topit opozita ka vendosur dje ta hedhe poshte ate duke votuar kunder ne kuvend. Ndersa diten e sotme kreu i PS-se Edi Rama pritet te mbledhe Asamblene e re Kombetare megjithese jo ne numrin e plote te saj por vetem te 120 anetareve te rinj te sapozgjedhur ne mbledhjen e Kongresit. Ne kete mbledhje nuk do te merren vendime sa i perket zgjedhjes se strukturave te reja drejtuese ne PS si kryesia dhe sekretariati pasi procesi i rifreskimit te strukturave pritet te zhvillohet ne nje moment tjeter gjithnje brenda muajit nentor. Pak dite me pare ne takimin e Asamblese se Zgjeruar te PS-se Kryesocialisti Edi Rama deklaroi se procesi i rifreskimit te strukturave te PS-se i cili do te vije sipas tij ne kuader te reformimit te partise eshte i domosdoshem. Sipas liderit te opozites humbesit duhet te terhiqen per shmangien ne kete menyre te fiktivitetit ne organizimin e PS-se. Humbesit duhet te terhiqen. Ne drejtimin e strukturave te Partise Socialiste ne Tirane do vine njerez te cilet kane ndikim ne komunitet dhe arrin te percojne programin e PS-se ne cdo shtepi. Ne parti duhen struktura vertikale per emerime - u shpreh kreu i selise roze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›