E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilltaret e PD padisin Dakon: Rriti taksat per biznesin e vogel

Ndersa Partia Socialiste deklaron se do te ule taksat per biznesin e vogel, kryebashkiaku socialist i Durresit, Vangjush Dako rezulton te kete rritur taksat vendore per biznesin e vogel mbi 10 per qind. Fakti eshte bere i ditur dje nga keshilltaret e djathte ne Bashkine e Durresit, te cilet kane dorezuar dhe nje padi ndaj kreut te Bashkise. Kreu i keshilltareve te PD-se ne Keshillin Bashkiak te Durresit, Zamir Ramadani ne nje prononcim per mediet u shpreh se biznesi i vogel ndihet i shqetesuar per rritjen e taksave. Ramadani akuzon Bashkine Durres se ka rritur tavanin e taksave, mbi 10%. “Biznesi i vogel eshte njoftuar nga Bashkia e Durresit se kane paguar taksa dhe tarifa vendore per vitin 2013, taksa qe te mbledhura se bashkua kalojne tavanin e vleres 10 per qind te percaktuara nga ligji”,- tha Ramadani. Ai u shpreh se Dako po aplikon modelin e PS-se dhe te Edi Rames, duke demtuar biznesin “Kreu i Bashkise ka refuzuar qe te ule taksat e perkohshme deri ne nivelin 10 per qind dhe njeheresh ka njoftuar dergimin e tatimit te kestit te pare per vitin 2013, te 5 mije bizneseve, pa u miratuar paketa fiskale per 2013 dhe ne kundershtimin me ligjin”,- shtoi kreu i keshilltareve te PD-se ne Durres, Zamir Ramadani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›