Rama: Kush hiqet nga puna, do e rikthejme pas 23 qershorit
Partia Socialiste premtoi dje kthimin ne pune te gjithe personave qe largohen nga administrata per bindjet politike. Ne takimin e zhvilluar dje ne Fushe Mbret te Elbasanit, Rama u shpreh se pas 23 qershorit, te shkarkuarve nga puna do t’u garantohen hyrja ne administrate per 4 vitet e tjera. “Kush hiqet nga puna deri ne 23 qershor, ne do ta kthejme te parin ne pune. Le ta heqin nga puna, ne do ta kthejme. Kush shkarkohet se nuk shkon ne mitingje, se nuk shkon kur e therret drejtori per takim me PD, apo shkon ne takimet e PD-se, le te hiqet nga puna se do rri pa pune nje muaj, por do te kthehet ne pune kater vite”,- u shpreh kreu i Partise Socialiste. Ne fjalen e tij, Rama ka perseritur dhe njehere qendrimin tjeter per faljen e gjobave ndaj biznesit. Ai tha se gjobat qe jane vene qe nga 1 marsi nuk do te njihen nga Partia Socialiste. Rama u shpreh se PS-ja ka nisur matjen e rrugeve te shtruara dhe ka arritur ne perfundimin se nuk jane me shume se 1400 kilometra rruge te shtruara “Nje person i bie gjoksin dhe thote se kam shtruar rruge. Une nuk kam inventar thote per rruget qe kam shtruar, por shikoni shpenzimet e buxhetit. Kjo do thote se jane shpenzuar para per te bere 10 mije e ca km dhe keto nuk jane. Kemi angazhuar nje grup ekspertesh per te matur rruget qe kane shtruar dhe nuk shkon 1 400 km, por shpenzimet jane ende me te medha. Rruget e tyre kushtojne 5 here me shume se ne BE”,- tha kreu i PS-se. Ne takimet e zhvilluara ne Qarkun e Elbasanit, Rama eshte ndalur ne ceshtjen e ndotjes se mjedisit. Ai u shpreh se nder vendimet e para qe do te merren ne 100 ditet e para te qeverisjes se PS eshte anulimi i ligjit per importin e plehrave. “Kryetari i Bashkise tha se 1 ne 2 persona vdesin nga ndotjet. Mali i plehrave ngjitur me varrezat e qyteti eshte deshmia me rreqethese e nje vizioni te kujdesit se qeverise ndaj ketij vendi, nje vend qe mbytet kudo neper plehra dhe per shkak te nje vendimi sa absurd dhe kriminal importon plehra nga jashte”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Duke folur per mjedisin, Rama ka akuzuar se pas biznesit te perpunimit te mbetjeve fshihen interesa kriminale. “Nje vend qe mbytet kudo neper plehra dhe nje vend qe per shkak te nje vendimi absurd dhe kriminal te qeverise importon plehra nga jashte. Ketu fillon edhe aksioni yne i pas 23 qershorit, me anulimin brenda 100 diteve te para te importit te plehrave ne Shqiperi, do ta anulojme ligjin dhe do vendosim bllokimin per cdo mbeturine te importuar nga jashte”,- tha kryesocialisti Edi Rama. Ne takimet e zhvilluara ne Belsh, Rama eshte ndalur ne investimet qe duhet te kryhen ne fshat dhe ka prezantuar pikat kryesore te programit te PS-se. Ai u shpreh se shteti do te jete ne krah te fermereve per te nxitur investimin. “Ne do ta bejme shtetin partnerin e fermerit. Masa konkrete per te ulur kostot e prodhimit. Ne kemi nje plan per uljen e kostove te prodhimit, ne do ta heqim akcizen e naftes dhe taksen e qarkullimit te naftes. Ne do ta bejme 0 taksen 20% tatimin mbi vleren e shtuar per plehrat kimike. Do ta pergjysmojme per farerat dhe fidanet”,- tha kreu i PS-se.
Mbetjet
“Nje vend qe mbytet kudo neper plehra dhe nje vend qe per shkak te nje vendimi absurd dhe kriminal te qeverise importon plehra nga jashte. Ketu fillon edhe aksioni yne i pas 23 qershorit, me anulimin brenda 100 diteve te para te importit te plehrave ne Shqiperi, do ta anulojme ligjin dhe do vendosim bllokimin per cdo mbeturine te importuar nga jashte”,- u shpreh kreu i PS-se.
Rama: Pse ikem me Blushin nga PD
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama u eshte pergjigjur dje akuzave te kreut te PD-se, Sali Berisha ne lidhje me qendrimet e tij dhe te deputetit Ben Blushi per Partine Demokratike ne vitet ‘90. Rama u shpreh se ai dhe Blushi kane qene fillimisht pjese e PD-se, por jane larguar pasi ajo parti nuk ishte me demokratike. “E keni degjuar qe thote per mua dhe Blushin qe kemi qene te PD dhe kemi ardhur ketej? Ne kemi qene atje, se kemi qene kunder regjimit. E di pse ikem nga Partia Demokratike? Sepse ajo u be streha e horrave dhe e di pse u beme me PS-ne? Sepse ata qe ishin problemi kishin ikur te PD-ja. Kavaja e ka pasur 20 vjet deputet zoterine, cfare ju beri ai? I shkaterroi me skemat piramidale”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Dy dite me pare, kreu i PD-se Sali Berisha u shpreh se kreu i PS-se Edi Rama dhe kryesuesi i listes se PS-se ne Elbasan kane qene me pare pjese e Partise Demokratike. Rama tha ne takimin ne Elbasan, se PS-ja nuk vjen ne kete fushate me mashtrime, por me nje qe eshte hartuar me nje pune dy-vjecare, ndersa mazhoranca me premtime te pambajtura per dy mandate.