E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltarët e PD-së:Rama nuk do ta votojë dot buxhetin

Grupi i këshilltareve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, kanë akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranës Edi Ramën, për vjedhjen të 14-të milion eurove. Këshilltarët e PD-së në Bashkinë e Tiranës, janë shprehur se provokimi, zhurma, kakofonia, mashtrimi dhe rrugaçëria që kryetari i Bashkisë Tiranë shfaqi, kishin vetëm një qëllim, të fshihnin të vërtetat e hidhura të projektbuxhetit dhe të fshihnin shkeljet flagrante ligjit. Ata u shprehen se kanë kapur në flagrancë Edi Ramën, i cili po përpiqej t'i hiqte buxhetit të bashkisë 14-të milion euro, të cilat do të përdoreshin për ndërtime rrugësh , shkollash e kopshtesh.Sipas grupit të këshilltarve të PD-së këto para kishin si destinacion, të fshiheshin në xhepat e Edi Ramës. "Këto para do të përdoreshin nga Rama, për të financuar fushatat elektorale, apo për reklama, shpenzime të cilat nuk kanë lidhje me interesat dhe nevojat e qytetarve të Tiranës", u shpreh grupi i këshilltarev të PD-së në Bashkinë e Tiranës. Ata shprehen se, Rama e prishi votimin për buxhetin pasi nuk pranoi t'i kthente 14-të milion euro të cilat i kishte marrë. Sipas tyre këto euro nuk mund të shkojne për të ngopur babëzine e Edi Ramës, por duhet të përdoren për të plotesuar nevojat e qytetarëve te Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›