E Shtunë, 31 Tetor 2026

FT:Shqipëria në BE nga viti 2015-2020

Gazeta prestigjoze "Financial Times" shkruan në një artikull të saj për procesin e integrimit të vendeve të Ballkani Perëndimor në BE se Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkim Europian në periudhën mes vitit 2015-të deri më 2020-ën, së bashku me Maqedoninë, Bosnje - Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë. "Në këtë periudhë thuajse plotësisht është ndërprerë procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian , edhe pse recensioni ekonomik aktual dhe problemet e brendshme në Union nuk krijojnë një bazë për të pranuar shtete të reja", shkruan gazeta britanike. "Financial Times" shkruan se viti 2009-të, mund të jetë akoma vit i surprizave. Sipas saj, në muajin dhjetor BE-ja mund të shohë Kroacinë të përmbushë bisedimet për hyrje në union, Turqinë të bëjë progres, Maqedoninë të fillojë negociatat për anëtarësim si dhe Shqipërinë, Bosnjën, Islandën, Malin e Zi dhe Serbinë, që paraqesin aplikimin formal për anëtarësim. Nga të gjitha këto tetë vende në fjalë, vetëm Kroacia dhe Islanda kanë shanse për t'u anëtarësuar më herët, në vitin 2011-të, edhe pse mund të hasin në pengesa. Ndërkohë që për pjesën tjetër është pothuajse e pamundur përcaktimi i një datë të saktë. Por duke parë preferencat e BE, sipas "Financial Times", mendohet se Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia mund t'i bashkohen unionit mes viteve 2015-2020-ën. Ndërsa për Turqinë askush nuk e di një përgjigjje të saktë. Por raundi i radhës i zgjerimit të Bashkimit Europian nuk do të jetë kaq i thjeshtë. Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, që është një pengesë për këtë të fundit për integrimin europian, duket se është shumë larg. Problemi ri që ka lindur mes vendeve fqinje, Sllovenisë dhe Kroacisë për kontekstin e vijës kufitare, kushtet që i ka vënë BE-ja Serbisë për anëtarësim për kapjen e kriminelëve të tjerë të luftës, si Ratko Mlladic, si dhe çështja e Qipros për Turqinë, mund të bëhen pengesa serioze për anëtarësimin në Bashkimin Europian të këtyre vendeve ballkanike. Gjithsesi, gazeta e famshme britanike thotë se në një kohë kur ekonomia europiane është drejt tatëpjetës, njerëzit kanë vetëm një gjë në mendje: zgjidhjen e problemeve të tyre dhe nuk mendojnë për zgjerimin e unionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›