E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilltaret e PS padi Bashes


Grupi i këshilltarëve socialistë, të kryesuar nga Aldrin Dalipi, ka depozituar një kallëzim për ndjekje penale në Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me objekt fillimin e procedimit penal ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, si dhe drejtues të tjerë të bashkisë së kryeqytetit, për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Ky kallëzim lidhet me punimet  që po kryhen në sheshin Skënderbej, që sipas këshilltarëve socialistë po kryhen pa një projekt, pa lejë ndërtimi dhe në shkelje të procedurave ligjore.

Në kallëzimin penal theksohet se është e panjohur kostoja e deritanishme e punimeve e cila  në bazë të volumit të punës llogaritet në mbi 1 milion euro.

Pas padisë për abuzime në rrugën Durrës –Kukës në kohën kur ishte Ministër i Punëve Publike, pas  padisë për hapësirën detare në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm dhe asaj për 21 janarin kur ishte Ministër i Brendshëm, zotit Basha i shtohet edhe një tjetër padi për punimet në sheshin Skënderbej,  në fillim të mandatit të tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Për këtë kallëzim penal ndaj kryetarit Luzim Basha është vënë në dijeni edhe prokuroria e pergjithshme.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Opozita, akuza Fullanit
Opozita ka kundërshtuar me forcë kandidaturën e guvernatorit aktual Ardian Fullani për një mandat të dytë në Këshillin Mbikqyrës të Bankës Qëndrore. Topalli mbledh konferencën e kryetarëve
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topallli mblodhi sot Konferencën e Kryetarëve, ku propozoi që ligjet që kërkojnë 3/5 e votave të kthehen për herë të dytë në komisione parlamentare, pas rikthimit që i është bërë një herë në komisione gjatë muajit shtator. Schultz: Kjo qeveri dështoi
Martin Schultz, lideri historik i së majtës në Parlamentin Europian, në një intervistë për Top Channel deklaron se refuzimi i statusit është përgjegjësi e qeverisë, të cilën ai e konsideron si të dështuar dhe që nuk ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Prifti: Ekspertët mbrojtën Metën
Dritan Prifti, duke komentuar raportin paraqitur Gjykatës së Lartë nga 3 ekspertët shqiptarë, e ka vlerësuar atë si diskreditues për drejtësinë shqiptare. Wollfarth: Duhet dialog mes palëve
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka zhvilluar një vizitë në vendgrumbullimin e mbeturinave në komunën Bushat, nga ku ka deklaruar se partitë politike duhet të bashkohen dhe të vihen në lëvizje për zhvillimin dhe integrimin e vendit.

Lajmet kryesore

Ekspertët nuk zbardhin videon
Ekspertiza në gjykatë: Dëgjuam tik-takun, jo zërin e Metës
Ku ndryshojnë konkluzionet
Prifti: Ekspertët mbrojtën Metën
Opozita, akuza Fullanit
I harruar në një përrallë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›