E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqip A eshte ky Ballkani qe duam te jetojme


A është ky Ballkani ky duam të jetojmë? Kësaj pyetje u përpoqën t’I përgjigjeshin në emisionin e Rudina Xhungës, “Shqip”, një panel ku bënte pjesë ish-kandidati për president në Maqedoni, Ljubomir Fackovski, historiani Pëllumb Xhufi, publicisti Kim Mehmeti dhe pedagogu Hysamedin Feraj.

Fackovski: Maqedonia, në qendër të udhëkryqit ballkanik
Një ish-kandidat për president në Maqedoni, Fackovski foli me pesimizëm për të ardhmen e vendit të tij, në të njëjtën kohë që hodhi poshtë kategorikisht mundësinë e ndryshimit të kufijve. “Për momentin, vendi im është i lënduar, sidomos nga qëndrimi i ndërkombëtareve, që mbështesin Greqinë në çështjen e emrit. Megjithatë, reagimi në Maqedoni bëhet në mënyrë fëminore, nëpërmjet një populizmi absurd për çështjet e identitetit. Dhe në këtë mënyrë ne vetëlëndohemi. Ajo Popujt e Ballkanit kanë një identitet të fortë dhe të vjetër kombëtar dhe nuk mund të pajtohen të jetojnë si pakica në vende të tjera. Problemi nacional i pazgjidhur është një gangrenë, një kancer pa shërim për kombet tona

Hysamedin Feraj
Pedagog i Teorive Politike që ndodh, biem më thellë në një rrugë pa krye. Kështu po humbim edhe miqtë. Në këtë mënyrë, nuk shoh se si mund të ndihmojmë rajonin për të përmirësuar marrëdhëniet dhe gadishullin ku të gjithë jetojmë”.

Duke folur për ndryshimin e kufijve, Fackovski shtoi se: “Ndryshimi i kufijve nuk është më një çështje në Ballkan, me përjashtim të rastit të Kosovës së Veriut, por edhe atje nuk besoj se do të ndodhë ndonjë ndryshim. Lihet e hapur nga serbët si mundësi, por nuk besoj se është një mundësi reale me të vërtetë. Problemi i vërtetë është se Ballkani ka një tjetër problem, kësaj radhe politik. Elitat politike që drejtojnë përpiqen t’I mbajnë për vete kontaktet me Bashkimin Europian, duke vetizoluar shtetet e tyre. Në Maqedoni, kjo është më aktuale se kudo”.

Një figurë e lartë e politikës maqedonase, Fackovski foli me habi për qëndrimin politik të partive shqiptare në Maqedoni. “Shqiptarët janë pjesë e pushtetit në Maqedoni. Partia e tyre më e madhe është pjesë reale e një pushteti, që me entuziazëm mbron autoritarizmin, populizmin dhe nacionalizmin absurd. Qëndrimi i tyre është motiv i madh çudie për mua”. Në përmbledhje të idesë, Fackovski sulmoi qeverinë e tij, duke thënë se: “Vetëm në Maqedoni dhe Bjellorusi ka ende të burgosur politikë nëpër burgje. Kjo është skandaloze. Për SHBA-në dhe BE-në problem kryesor është Kosova, por ne rrezikojmë të shndërrohemi në një vrimë të zezë”.

Xhufi: i gjithë Ballkani në krizë serioze
Historiani Pëllumb Xhufi, e konsideroi “Ballkanin si një pjesë të kontinentit që në thelb nuk ndryshon kurrë. Ballkani është i njëjti që nga koha e Alekandrit, me nacionalizmat që kanë motivuar gjithmonë forca lëvizëse të mëdha kudo. Kriza e Ballkanit është politike. Por, për të ngushëlluar profesorin maqedonas, në krizë është çdo shtet në një mënryë apo një tjetër. Rasti i Greqisë, kriza ekonomike po shndërrohet në një krizë ekzistencialiste”.

Megjithatë, sipas  Xhufit, mundësia për bashkëjetesë është një opsion tërësisht reale. “Kemi bashëjetuar me sukses pesë vjet në Perandorinë Osmane dhe dhjetë në atë Bizantine. Historia jonë është e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme. Po të shihni me kujdes historinë, problem i hartave, problem i nacionalizmave është shndërruar në kartë që hidhet gjithmonë në Ballkan për të devijuar idenë nga krizat ekonomike, sociale e politike. Mendoj se këtu do të zgjidhet problem me më shumë prezencë të Bashkimit Europian. Të mos harrojmë që ëndrra e përbashkët në fillimin e viteve 1990 ishte Europa”.

Feraj: Duhet të ndryshojnë hartat, vetëm kjo e zgjidh problemin
“Një herë e mirë duhet të shohim realitetin në sy, të mos jemi politikisht korrektë dhe të pranojmë përfundimisht se më këto kufij, në Ballkan do të ketë gjithmonë konflikte”, shpreh idenë e tij të guximshme profesori Hysamedin Feraj.

“Popujt e Ballkanit kanë një identitet të fortë dhe të vjetër kombëtar dhe nuk mund të pajtohen të jetojnë si pakica në vende të tjera. Problemi nacional i pazgjidhur është një gangrenë, një kancer pa shërim për kombet tona. Ndryshimi i kufijve nuk duhet të jetë një tabu. Ndodhi në Bashkimin Sovjetik, në Jugosllavi, në Çekosllovaki dhe duhet të ndodhë edhe këtu. Shihni historinë e gadishullit, nuk ka patur luftëra për ide politike. Askujt nuk i ka interesuar nëse është monarki apo republikë. Askujt si ka interesuar komunizëm apo kapitalizëm. Të gjithë janë vrarë dhe përgjakur vetëm për kufijtë, shekuj pas shekulli”.

Mehmeti: Shovinizmi maqedonas mund të shkatërrojë Ballkanin
Nga ana e tij, publicisti shqiptaro-maqedonas, Kim Mehmeti, foli për “një fytyrë të pagrimuar të Europës në Ballkan. Këtu gjithçka vjen në mënyrë të vonuar, tendencë e popujve të vegjël që kanë dashur të bëjnë gjëra të mëdha brenda shumë pak kohe. Maqedonia është pasqyra më e mirëfilltë e Ballkanit, një vend ku përplasen të gjitha udhëkryeqet, konfliktet dhe vuajtjet e kësaj pjese të Europës. Mëkatet janë të vështira të zgjidhen sepse historia është mëkatare ndaj të gjithë kombeve, por radikalizimi maqedonas është një problem për të gjithë. Në vitet 1980-90 nuk e kishim këtë problem, ndërsa sot përballemi përdite me një shovinizëm dhe racizëm maqedonas ndaj shqiptarëve”.

Mbi hartat, Mehmeti shtoi se: “Nuk është se ndryshimi i kufijve duhet të jetë qëllim në vetvete, por mos harrojmë që kjo nuk varet nga ne. Ne gjithmonë kemi marrë vesh të fundit ndryshimin e kufijve tanë. Gjithsesi, problem është se në Ballkan ka dy standarte shtetesh. Ke një Serbi, një Kroaci, Slloveni apo Shqipëri që janë shtete të mirëfillta. Kemi dhe dy shtete si Bosnja, Maqedonia dhe mbase edhe Kosova, që janë tërësisht mosfunksionalë. Hapësirat për korrigjime janë lënë. Bosnja mund të jetë gjithçka, por jo shtet. Kjo duhet të marrë fund një herë e mirë. Ndryshimi i kufijve nuk duhet të jetë tabu”.

Facebook Sondazh

A eshte aktuale ideja e ndryshimeve te kufinjve?

Aktuale

E tejkaluar


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_447'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(447); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ekspertët nuk zbardhin videon
Ekspertiza në gjykatë: Dëgjuam tik-takun, jo zërin e Metës
Ku ndryshojnë konkluzionet
Prifti: Ekspertët mbrojtën Metën
Schultz: Kjo qeveri dështoi
I harruar në një përrallë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›