E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltarët e majtë: Basha po mban peng selinë e Këshillit Bashkiak

Genti GazheliKëshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, deklaruan sot se do të thërrasin shumë shpejt mbledhjen e radhës, nën drejtimin e kryetarit të ri, Aldrin Dalipi.

Ata akuzuan kryebashkiakun Lulzim Basha se po mban peng selinë e Këshillit Bashkiak.

Sipas këshilltarit Gent Gazheli, nuk është dhunë që të ftosh mediat të jenë të pranishme në mbledhjet e këshillit.

Të majtët kanë zgjedhur Aldrin Dalipin si kryetar të Këshillit Bashkiak, kurse të djathtët thonë se mbledhja e tyre ka qenë e paligjshme. Njazi Kosovrasti ka deklaruar se nuk do e lëshojë postin e kryetarit./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›