E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo rifillon stërvitjen, Mërgjyshi:Kemi shumë probleme

Dinamo, 18 here kampione e Shqipërisë, më në fund është bërë mbarë për të rifilluar stërvitjen. Me djem të rinj dhe me një mal me probleme që të gjithë i dinë, blutë e kryeqytetit janë thirrur nën urdhërat e trajnerit Artan Mërgjyshi, vetëm katër ditë para ndeshjes së javës së parë, ndaj Apolonisë në Fier.Trajneri Mërgjyshi, pranon se skuadra ka shumë probleme që do të duan një kohë të gjatë që të zgjidhen, por i gëzohet faktit që skuadra ka rifilluar styërvitjen.
 

Dinamo e nis sezonin 2011-2012 të dielën, ku luan në Loni Papuciu ndaj Apolonise. Pjesë e dinamovitëve janë futbollistë te rinj e të panjohur që vijnë nga ekipet zinxhir, ndërsa Daja dhe Imami janë të vetmit që kanë mbetur nga skuadrat e sezonit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›