E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltarët e majtë padisin Bashën për shpërdorim detyre

Grupi i këshilltarëve socialistë, ka depozituar një kallëzim penal në Prokuorinë e Tiranës dhe prokurorinë e përgjithshme ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për shpërdorim detyre.
 

Sipas kryetarit të këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi ky kallëzim lidhet me dhënien në koncesion të paligjshëm të parkimit nëntokësor në sheshin “Italia”.
 

Sipas Dalipit, dhënia e truallit për parkim kërkon votim me 3/5 e këshilltarëve dhe kreu i Bashkisë Lulzim Basha ju shmang votimit ligjor duke dhënë koncesion pa i dhënë truallin në përdorim.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›