E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltarët socialistë, tryezë protestë për 8 marsin

Këshilltarët socilalistë me rastin e ditës së gruas, organizuan një tryezë protestë, me gratë të cilat janë pushuar nga puna, në bashkinë e Tiranës. Sipas kreut të këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi, 350-të gra janë larguar në mënyrë të padrejtë dhe pa asnjë justifikim në shkelje me të gjitha ligjet duke u zëvendësuar me persona që vijnë nga listat partiake.
Këshilltari Aldrin Dalipi, inkurajoi të gjitha gratë e pushuara nga puna në mënyrë të padrejtë, që ti drejtohen instancave ligjore.
Në tryezën protestë të organizuar nga këshilltarët socialistë të bashkisë së kryeqytetit merrnin pjesë edhe punonjëse të Funeralit, të cilat u larguan nga puna dy muaj më parë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›