Bashkëpunimi Serbi-Itali, “hudhra” çështja e Kosovës
Samiti politiko-ekonomik Serbi-Itali ka përfunduar sot në Beograd, me nënshkrimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dhe mesazheve të zyrtarëve të lartë të të dy vendeve se ekziston petencial i madh për përparimin e bashkëpunimit në ekonomi dhe në planin e integrimeve evropiane.
Si pikë e vetme e mospajtimit është theksuar Kosova, pavarësinë e së cilës e ka pranuar Italia.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka ripërsëritur se Serbia nuk dëshiron dhe kurrë nuk do të pranoj pavarësinë e Kosovës, ndërsa kryeministri i Italisë, Mario Monti, tha se duhet të jetë e kuptueshme që pozicioni i dy vendeve nuk përputhet për Kosovën, por ka lavdëruar vullnetin për lëvizjen me shpejtësi në drejtimin e zgjidhjes, pasi sipas tij, kjo është shumë e rëndësishme në rrugën për në Bashkimin Evropian.