8 Marsi, gratë protestojnë për më shumë barazi

Ndryshe nga vitet e tjera ku 8 Marsi shikohej si ditë festë, për herë të parë në Shqipëri, në ditën ndërkombëtare të gruas, organizohet një manifestim për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në politikë dhe vendimarrje.
Koalicioni për nxitjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjëve në politikë, përfaqesues të shoqërisë civile në Shqipëri, të grupeve të të rinjëve dhe grave nga gjithë Shqipëria kanë dalë përpara Kuvendit me pankarta në duar duke kërkuar vëmendje për barazinë gjinore.
Edhe pse janë grupi më i madh shoqëror në vend me 50%, gratë vazhdojnë të jenë më pak të përfaqësuara në politikë.