E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilltari i Klintonit mision ne Shqiperi

Tillemann

Keshilltari i Larte i Sekretares se Shtetit Amerikan per Shoqerine Civile dhe Demokracite e Reja Tomicah Tillemann do jete neser ne nje vizite zyrtare ne Tirane. Tillemann i cili eshte keshilltari i Hillari Klinton do te shoqerohet ne takimet qe do te zhvilloje ne Shqiperi nga ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu. Takimin e pare ai do ta zhvilloje me Presidentin e Republikes Bamir Topi dhe po keshtu me drejtues te tjere te vendit. Tillemann mesohet se viziton Shqiperine per nje mision faktmbledhes ne lidhje me zhvillimet e shoqerise civile ne vend. Zyrtari i Larte i Departamentit te Shtetit ndodhet ne Tirane ne kuader te nje turi qe ai po zhvillon ne te gjitha vendet e demokracive te reja te Europes Juglindore. Ne fund te misionit ai do te hartoje nje raport ne lidhje me statusin dhe funksionimin e shoqerise civile ne Shqiperi e cila konsiderohet nga SHBA si pjese themelore e zhvillimit ne vendet demokratike. Edhe pse eshte nje mision faktmbledhes padyshim ne takimet e dites se sotme nuk do te anashkalohen zhvillimet politike te cilat pritet te shoqerohen edhe me mesazhe politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›