Topi dekreton Fullanin per nje mandat te dyte si guvernator
Presidenti i Republikes Bamir Topi dekreton Ardian Fullanin si guvernator i bankes dhe per shtate vitet e ardhshme. Dekreti i dyte i kreut te shtetit i paraqitur ne Kuvend pas kandidatures se Sali Shehut u rrezua nga mazhoranca per kreun e KLSH-se. Sic duket shija e hidhur e dekretit per kreun e KLSH-se duket se ka ndikuar te Presidenti qe te paraqese kesaj here nje votim per kandidature te Kryeministrit Berisha si Guvernator. Ardian Fullani ishte nje nga tre emrat e propozuar nga Kryeministri ne Parlament si anetar i Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise. Dekreti numer 7149 i Topit pritet te hidhet serish ne votim nga Kuvendi e sipas te gjitha gjasave ai do te kete miratimin e plote te mazhorances duke bere qe Fullani te jete i vetmi person qe do te gezoje dy mandate radhazi si guvernator i bankes. Banka Qendrore e shtetit eshte Banka e Shqiperise. Ajo ka te drejten ekskluzive te nxjerrjes e te qarkullimit te monedhes shqiptare te zbatimit te pavarur te politikes monetare dhe te mbajtjes e te administrimit te rezervave valutore te Republikes se Shqiperise. Banka e Shqiperise drejtohet nga nje keshill i cili kryesohet nga guvernatori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim te Presidentit te Republikes per 7 vjet me te drejte rizgjedhjeje thuhet ne nenin 161 te Kushtetutes. Nuk dihen ende arsyet se pse Topi rihodhi per propozim Fullanin kandidaturen e Kryeministrit. Nese ky eshte nje sinjal ndaj mazhorances apo nje sinjal ndaj opozites e cila duket se e tradhtoi kreun e shtetit ne dekretin e pare per kandidatin per kreun e Kontrollit te Larte te Shtetit. Mbase precedentet kane treguar se Guvernatori perhere eshte caktuar nje nga kandidatet e propozuar nga Kryeministri ne Keshillin Mbikeqyres te Bankes. Qeveria vec tij propozoi dhe Petraq Milon dhe Elizabeta Gjonin. Fullani do te jete i vetmi guvernator qe do te mbreteroje per 14 vite ne Banken e Shqiperise. Ne vitin 2004 ai u propozua nga qeveria socialiste per kete post. Pas shtate vitesh ai rifiton besimin e se djathtes se qeverise Berisha. Kjo lidhet me faktin se ai shihet dhe si figure konsensuale per palet politike. Ai eshte diplomuar ne Fakultetin Ekonomik dega e finances dhe ne Fakultetin Juridik prane Universitetit te Tiranes perkatesisht ne vitin 1977 dhe ne vitin 1991. Fillimi i punes se Ardian Fullanit ne fushen e bankingut qendror i takon vitit 1992 ne funksionin e zevendesguvernatorit te Bankes se Shqiperise e ne vijim ne periudhen 1993-1996 si drejtor i departamentit te jashtem. Guvernatori Fullani mban titullin Commendatore dellOrdine della Stella della solidariet italiana/ Urdhri i Yllit te solidaritetit italian i akorduar nga Presidenti i Republikes se Italise.