Këshilltari i Nikoliqit deportohet nga Kosova

Policia e Kosovës ia ka ndërprerë sot vizitën këshilltarit kryesor të presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq në Graçanicë dhe nën përkujdesje të policisë është dërguar deri në kalimin kufitarë të Merdares, ka njoftuar kabineti i presidentit të Serbisë.
“Është e dukshme se për këtë incident, fajtor kryesor janë institucionet e përkohshme në Prishtinë. Ky është edhe një tentim që para vazhdimit të bisedimeve të frikësohet popullsia joshqiptare e cila jeton në Kosovë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit.
Gjuriq, sipas njoftimit, ka dashur t’i vizitoj monarkët dhe qytetarët e Graçanicës, ndërsa forca të mëdha të Policisë së Kosovës e kanë detyruar që të largohet.
“Edhe pse vizita ka qenë paraprakisht e lajmëruar në EULEX dhe nuk ka pasur karakter politik, institucionet e përkohshme në Prishtinë kanë demonstruar forcë dhe pa nevojë i kanë dërguar Republikës së Serbisë edhe një provokim”, përfundon njoftimi